Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur sot qytetin Tianjin në veri të Kinës, duke plagosur 23 persona, sipas mediave lokale.
Sipas njoftimit të autoriteteve, shpërthimi ka ndodhur në orën 16:45 (me orën lokale) në kryqëzimin e lagjes Baodi, si pasojë e të cilit janë lënduar 23 persona, tre prej të cilëve po trajtohen për djegie të rënda.
Shpërthimi u shkaktua nga një rrjedhje gazi për shkak të masave të gabuara të sigurisë nga një ekuipazh që punon në zonë, sipas vlerësimeve të autoriteteve lokale që po kryejnë një hetim për rrethanat në të cilat ndodhi aksidenti. /abcnews.al/
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor
Kurti merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të Stadiumit të ...
Rama fton të gjithë të ndjekin në 4K filmin e realizuar në 1...
Kurti merr pjesë në ceremoninë e zbulimit të shtatores së Me...
Sot shqyrtohet në komision ligji i kthyer për rishqyrtim nga...