Manchester United ka në tragetin e tyre transferimin e brazilianit 22 vjeçar, Ajax Antony, thonë raportet.
22-vjeçari mund të ndjekë trajnerin e ri të Djajve të Kuq, Erik ten Hag, pasi pati një sezon të shkëlqyer nën urdhrat e këtij të fundit tek Ajaxi.
Sezoni i tij i parë me Ajaxin rezultoi një sukses i jashtëzakonshëm, me 10 gola në 46 ndeshje në të gjitha garat.
Talenti i ri po ashtu ka shprehur dëshirën e tij për të përfaqësuar Brazilin në Kupën e Botës në Katar, raporton Goal.
“Kupa e Botës është gjithashtu në listën time prioritare. Do të ishte një ëndërr të luaja për Brazilin në Katar. Dhe unë do të punoj shumë për këtë”, ka thënë ai. /arbresh.info/
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...