Google ADS

Turistët qëndrojnë më gjatë në Shqipëri, rriten netë-qëndrimet

08:49 | 22 Qershor 2022
K.B

Turistët e huaj po qëndrojnë më gjatë në Shqipëri, veçanërisht në veri të vendit.

Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, në muajin prill, numri i net-qëndrimeve në Rajonin e Veriut u dyfishua krahasuar me një vit më parë.

Ndryshim ka pësuar edhe profili i atyre që vijnë për të vizituar veriun e vendit.

Ndërkohë operatorët kërkojnë më shumë angazhim në drejtim të rritjes së kapaciteteve për të thithur më shumë turistë.

Sipas të dhënave të INSTAT, numri i turistëve që hynë në vend në prill u rrit me mbi 35 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë. /A2 CNN/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme