Google ADS

Aktori Ben Stiller takohet me Zelenskyn: Pamjet nga lufta janë “shkatërruese”, “tronditëse”

01:38 | 22 Qershor 2022
Trina Galanxhi

Aktori amerikan Ben Stiller i ka përshkruar skenat në Ukrainën e shkatërruar nga lufta si “shqetësuese”, “tronditëse” dhe në një shkallë më të madhe se çdo film.

Stiller u takua me Presidentin Volodymyr Zelensky në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, në rolin e tij si ambasador i vullnetit të mirë për agjencinë e Kombeve të Bashkuara për refugjatët (UNHCR), shkruan BBC, transmeton portal arbresh.info

Ylli i Hollivudit i tha Zelenskyt se ai ishte heroi i tij dhe e komplimentoi karrierën e tij të mëparshme të aktrimit.

“Është hera imë e parë që vij në një zonë konflikti. Por, është vërtet e çuditshme sepse kur futesh me makinë në vend, në të vërtetë në perëndim të vendit, nuk e ndjen konfliktin, me përjashtim të shtetrrethimit gjatë natës ku bëhet shumë e qetë dhe paksa e frikshme. Në Lviv, njerëzit duket se po i kthehen jetës si normale, duke u përpjekur sa më shumë që të jetë e mundur. Dhe më pas, ndërsa i afroheni gjithnjë e më shumë Kievit, në lindje të vendit, filloni të shihni bllokimet e rrugëve dhe të shihni shkatërrimin, i cili është vërtet tronditës”, tha ai.

Luftimet e ashpra vazhdojnë në Ukrainën lindore, me lokacione kyçe nën bombardime intensive nga forcat ruse.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s paralajmëroi këtë javë se Perëndimi duhet të përgatitet të vazhdojë të mbështesë Ukrainën në një luftë që zgjat me vite.

Stiller është ambasador i Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët që nga viti 2016./arbresh.info/

Të ngjashme