Shtëpia e Bardhë e ka konsideruar si deklaratë të tmerrshme paralajmërimin e Kremlinit që dy amerikanët e kapur nga rusët teksa luftonin si vullnetarë në Ukrainë mund të dënohen me vdekje.
“Ne po përpiqemi të mësojmë më shumë për këta dy individë”, tha John Kirby, koordinatori për komunikimet strategjike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare.
“Është e tmerrshme që një zyrtar publik në Rusi do të sugjeronte madje dënimin me vdekje për dy shtetas amerikanë që ndodheshin në Ukrainë.
Dhe ne do të vazhdojmë të përpiqemi të mësojmë se çfarë mundemi për këtë”, shtoi ai.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha të hënën se Konventa e Gjenevës, karta e cila përcakton se si trajtohen ushtarët dhe civilët në kohë lufte, duke përfshirë ndalimin e ekzekutimit të të burgosurve të luftës, nuk zbatohet për dy shtetasit amerikanë të ndaluar, pasi i cilësoi ata si mercenarë.
Peskov tha se dënimi me vdekje nuk mund të përjashtohej, por se ishte një vendim i një gjykate dhe jo i Kremlinit.
Kirby nga ana tjetër u shpreh se nuk do të përpiqej të hynte në kokën e Peskov apo Vladimir Putin.
Por ai tha se pavarësisht nëse perspektiva e dënimit me vdekje ishte reale apo hipotetike, ishte shqetësuese pavarësisht se çfarë. /abcnews.al
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë