Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e sheh si përparim në dialogë arritjen e marrëveshjes për udhërrëfyesin e energjisë të arritur sot me Kosovës e Serbisë.
Përmes një postimi në Twitter, Osmani shkruan se kjo marrëveshje është e një rëndësie vendimtare, ndërsa zbatimi është hapi kyç tutje, shkruan arbresh.info.
“Përparimi i bërë sot në dialogun Kosovë-Serbi nëpërmjet arritjes së një marrëveshjeje mbi planin e energjisë është i një rëndësie vendimtare. Si gjithmonë, Kosova ka treguar të jetë konstruktive dhe e angazhuar aktivisht në këtë proces. Tani zbatimi është hapi kyç përpara” shkruan Osmani.
Progress made today in the Kosovo-Serbia dialogue through reaching an agreement on the energy roadmap is of crucial importance.
As ever, Kosovo has shown to be constructive & actively engaged in this process.
Now implementation is the key step forward!
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) June 21, 2022
Ndryshe, në Bruksel sot është nënshkruar marrëveshja për udhërrëfyesin e energjisë që i hap rrugë faturimit të energjisë elektrike në veri të vendit./arbresh.info/
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...