Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit K.A i akuzuar sipas Aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
“I akuzuari K.A është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 3 (tre) vite për veprën penale Grabitje nga neni 317 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës si dhe me dënim me gjobë në shumën prej 1.200 euro (njëmijë e dyqind) euro.Gjykata me aktvendim të veçantë të akuzuarit K.A i ka vazhduar masën e paraburgimit derisa aktgjykimi të merr formën e prerë, por jo më shumë se dënimi i shqiptuar”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
Kundër këtij aktgjykimi palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditëve, në Gjykatën e Apelit përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë. /arbresh.info/
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Kurti sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë s...