Sadio Mane ndodhet në Gjermani për ta kompletuar transferimin te Bayern Munichu nga Liverpooli për një shumë totale prej 41 milionë eurosh.
Klubi anglezë do të përfitojë çmim fiks prej 32 milionë eurosh për senegalizin, si dhe gjashtë milionë euro të tjera të bazuara në paraqitje dhe tre milionë euro në arritje individuale dhe ekipore.
Shuma totale nënkupton se Liverpooli e ka shitur futbollistin më shumë se 33.5 milionë funtet (39 milionë euro) që pagua në vitin 2016 për ta transferuar nga Southamptoni.
Mane është fotografuar në Munih me fanellën e Bayrnit dhe është vetëm çështje kohe kur do të zyrtarizohet si futbollist në Allianz Arena.
Qe disa javë është duke u folur për kalimin e 30-vjeçarit te klubi gjerman, ndërsa drejtori sportiv i bavarezëve, Hasan Salihamidzic, e kishte konfirmuar për Sky Sport Germany: “Po, ai po vjen”.
Sulmuesi e kishte njoftuar Liverpoolin lidhur me dëshirën e tij për t’u larguar pas finales së Ligës së Kampionëve që e humbën ndaj Real Madridit në fund të muajit maj.
Ai është i gatshëm për një sfidë të re pas gjashtë viteve të kaluara në Anfield, ndërsa te Bayerni mund ta zë vendin e Robert Lewandowskit, i cili mund ta vazhdojë karrierën te Barcelona. /Telegrafi/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...