Rusia ka paralajmëruar Lituaninë për pasoja “serioze” pasi ndaloi transferimin hekurudhor të disa mallrave në territorin rus të Kaliningradit.
“Rusia me siguri do t’i përgjigjet veprimeve të tilla armiqësore”, tha zyrtari i lartë i sigurisë Nikolai Patrushev.
Lituania thotë se po ndjek vetëm sanksionet e BE-së të vendosura ndaj pushtimit të Ukrainës nga Moska, shkruan BBC New transmeton arbresh.info.
Kaliningrad është një rajon strategjik ku ndodhet selia e Flotës Baltike Ruse dhe nuk ka kufi me Rusinë kontinentale.
Territori perëndimor u aneksua nga Gjermania pas Luftës së Dytë Botërore në vitin 1945 dhe kufizohet nga anëtarët e BE-së dhe NATO-s, Lituania dhe Polonia.
Rajoni, ku rreth një milion njerëz jetojnë, mbështetet shumë në importet e lëndëve të para dhe pjesëve rezervë nga Rusia dhe BE./arbresh.info/
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?