Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka thënë se shqiptarët janë në rrezik ekzistencial për shkak të projektit Ballkani i Hapur.
Nga promovimi i librit “Kurrë mos harro” me bashkëautorësi të Agim Aliçkajt dhe Nusret Pllanës, Berisha foli për atë që e quan qëllimin e vërtetë të kësaj nisme rajonale.
“Ballkani i Hapur është asgjësimi i shtetit të Kosovës. A nuk erdhi Vuçiq në Kosovë dhe deklaroi se Serbia do të bëhej më e madhe? Nga do të bëhej? Nga Kosova. De fakto është një projekt anti-europian. De fakto është një projekt pro-rus. Është një projekt i vendosjes së hegjemonisë serbe në rajon”,ka thënë Berisha.
Kryedemokrati iu bën thirrje shqiptarëve të mos i nënshtrohen bashkëpunimit Tirana – Beograd, që sipas tij, mohon luftën e Kosovës.
“Ne duhet të zgjidhim problemet tona se me klika në pushtet si Rama dhe vasalë të Beogradit, shqiptarët do ti kenë kohërat shumë të vështira. Jam optimist se edhe ky agresion i pashpallur serb ndaj shqiptarëve do të dështojë”,ka thënë Berisha./tvklan.al/
“Ik se po të mbys shpulla” – Eskalon debati në kërcënime mes...
Agani premton “dy vite pushim të lehonisë” për gratë e punës...
Shkup: Gjendet i vdekur një shtetas turk
Qasja e LDK-së ndaj ujdisë së Ohrit, Haziri: Marrëveshje të ...
Parlamenti i BE-së miraton një kredi rreth 38 miliardë dolla...
“Nuk flas me pijanece unë”, Mevlani shokon me deklaratë