Me rastin e Ditës ndërkombëtare për eliminimin e dhunës seksuale në konflikt, kryeministri Albin Kurti, ka thënë se heshtja karshi dhunës seksuale gjatë luftës vazhdon të jetë një mur ndaras.
Kurti përmendi edhe gratë që treguan publikisht për krimin që ka bërë Serbia në Kosovë.
Po ashtu para pjesëmarrësve ka bërë thirrje që gratë e dëmtuara të aplikojnë për statusin e viktimave të dhunës seksuale.
“Heshtja vazhdon ta mbështjell këtë krim e në vazhdim po vazhdon të jetë një mur ndaras. Në dekadën e fundit kemi gra dhe zonja që treguan të vërtetën për krimin në Kosovë. Kujtojmë zonjën Marte Tunaj, Vasfije Krasniqi, Shyhrete Tahiri dhe shumë gra të tjera që thyen heshtjen. Dhuna në vitin 1998-99, janë krimet më të tmerrshme që kanë shkatërruar shumë jetë dhe kanë hapur shumë plagë”.
Po ashtu Kurti, ka thënë se të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë e kanë në krahë shtetin e tyre, ndërsa i inkurajoi të rrëfejnë për gjenocidin e Serbisë në Kosovë.
“Vitin e kaluar Zoran Vugotiq është dënuar për herë të parë për dhunën gjatë luftës. Të mbijetuarat dhe të mbijetuarit kanë nevojë edhe për përkrahjen tonë shoqërore për të kaluar stigmën që përballen në shoqëri. Ju bëjë thirrje të dëmtuarave të bëjnë aplikimin për statusin. Na duhet drejtësi transzicionale dhe e kemi prioritet. Ju bëjë thirrje të gjithë burrave dhe djemve që të mbështesin gratë më shoqëri. Dhuna seksuale në të gjitha format kanë qenë taktikë e armë lufte. Të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë e kanë në krahë shtetin e tyre”, tha Kurti./arbresh.info/
Vjen reagimi i FFK-së: Vendimi i UEFA-s konfirmon veprimet e...
Policia në Zubin Potok gjen uniforma, municion dhe pajisje t...
Shqipëri, shtohen rastet e përdorimit të dhunës mes të mitur...
Xheneta zbeh pëlqimin për Gjestin: Dua një partner që fjala ...
SHBA vendos veto ndaj rezolutës së OKB-së që kërkon armëpush...
Manchester United ëndërron të mposht Real Madridin për të në...