Forcat ruse kanë arritur të marrin një fshat të vijës së parë të Donbasit pranë Sievierodonetsk.
Bëhet fjalë për Toshkivka, pranë qyteteve binjake të Sievierodonetsk dhe Lysychansk në rajonin Donbas.
Kreu i administratës ushtarake të qarkut Severodonetsk, Roman Vlasenko, e konfirmoi në televizionin ukrainas se fshati kontrollohet tërësisht nga rusët. Vlasenko shtoi se beteja për Donbasin është duke vazhduar se i gjithë rajoni është tani epiqendra e luftimeve midis Ukrainës dhe ushtrisë ruse.
Vlasenko i tha CNN se fshati nuk ishte nën kontrollin e Ukrainës që nga e hëna.
Toshkivka ndodhet afërsisht 25 kilometra në jug të Sievierodonetsk, ku forcat ukrainase kanë bërë Arezistencë të ashpër ndaj ushtrive të Moskës për javë të tëra.
Dje, forcat separatiste të mbështetura nga Rusia në Ukrainë thanë se fshati ishte pushtuar./abcnews.al
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...