Lancelari gjerman Olaf Scholz ka thënë se Gjermania do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën me armë për aq kohë sa nevojitet.
Gjatë një fjalimi në takimin vjetor të Federatës së Industrive Gjermane të martën, Scholz ripohoi gjithashtu angazhimin e Gjermanisë për të mbështetur Lituaninë dhe aleatët e tjerë lindorë, shkruan CNN.
“Evropa dhe demokracitë perëndimore nuk e pranojnë sulmin e dhunshëm ndaj Ukrainës. Prandaj, Ukraina u furnizua gjërësisht me armë dhe sanksione të ashpra të paprecedentë u vendosën ndaj Rusisë”, tha Scholz.
“Këto sanksione funksionojnë. Po, këto sanksione po na dëmtojnë edhe ne. Ato dëmtojnë kompanitë tona, por janë të drejta”, tha Scholz.
“Liria ka çmimin e saj. Demokracia ka çmimin e saj. Solidariteti me miqtë dhe partnerët ka çmimin e vet. Dhe ne jemi të përgatitur të paguajmë këtë çmim”, shtoi kancelari.
Scholz tha se udhëtimi i tij në Irpin afër Kievit të enjten e kaluar i bëri të qartë se Ukraina i përkiste familjes evropiane.
“Nuk do t’i harroj kurrë imazhet e tmerrit që pashë atje”, tha ai.
Scholz theksoi se ai do të nxisë një vendim pozitiv për Ukrainën si një kandidate për anëtarësim në BE./arbresh.info/
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...