Facebook u ofron përdoruesve 3 milionë funte por mos i pranoni!

19:39 | 9 Dhjetor 2015
Arbresh.info

Përdoruesit e Facebook-ut do të jenë përfitues të një pjese të pasurisë së Mark Zuckerbergut.

Nëse në Facebook ju vie një mesazh i cili ju thotë se keni fituar një shpërblim të madh për Krishtlindje mos u emociononi shumë. Është një mashtrim i cili po qarkullon në rrjetin social.

Mesazhi i rremë thotë se themeluesi i Facebook-ut ka vendosur që 1,000 përdoruesve fatlumë t’iu dhurojë 2.7 milionë funte. Ata thjesht duhet që këtë mesazh ta qesin në murin e tyre dhe ta shpërndajnë me 5 apo 10 shokë.

Mashtrimi vjen vetëm pak ditë pasi themeluesi i rrjetit social dhe gruaja e tij vendosën që ti japin më 99 % të aksioneve të tyre për shkak të lindjes së vajzës Max./arbresh.info

battery-drain-357562

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme