Google ADS

Takimi me homologen finlandeze, Rama: Finlandën e duam në NATO

12:27 | 21 Qershor 2022
A Z

Kryeministri, Edi Rama ka pritur ditën e sotme në Tiranë, kryeministren e Finlandës Sanna Marin.

Në konferencën për mediat pas takimit qe patën në kryeministri, Rama u shpreh se Shqipëria e mbështet Finlandën për anëtarësimin në NATO.

“Dëshiroj të theksoj se është një kënaqësi shumë e veçantë që mik pres sot kryeministrin e Finlandës në Tiranë në vizitën e parë që nga momenti që kemi pasur marrëdhënie diplomatike dhe në një moment shumë kompleks për Evropën, për NATO-n dhe për gjithë komunitetin e vendeve demokratike. Dua po ashtu edhe publikisht përveçse personalisht ta falënderoj nga zemra kryeministren për mbështetjen e pakursyer të Finlandës në rrugën e integrimit evropian, për qëndrimin e ndershëm, për ndihmën që na ka dhënë pa e ditur. Kur ndonjë tjetër nxirrte bishta, unë përdorja Finlandën dhe thoja si ka mundësi që Finlanda nuk i ka këto ankesa edhe pse është një vend me standarde të larta. Finlanda është një vend që ka shumë për të na mësuar sepse e njeh shumë mirë agresorin dhe duke qenë një vend që ka pasur në të shkuarën mundësinë për të nxjerrë shumë mësime nga fqinjësia me Rusinë, mendoj që ka një zë për të kuptuar se sa e rëndësishme është rezistenca e lidhja mes asaj që ndodh sot në Ukrainë e asaj që mund të ndodhën nesër në Ballkan. Eksperienca e fjala e Finlandës ka shumë rëndësi për të gjithë komunitetin. Lidhur me çeljen zyrtare të bisedimeve për anëtarësim, i thashë kryeministres që nuk pres asgjë nga ky këshill, por deri në fund vendet po përpiqen me Bullgarinë për të hapur një shteg të arsyes dhe për të çliruar procesin. Ne mbështesim me gjithë besimin dhe bindjen tonë anëtarësimin e Finlandës,” është shprehur Rama./albeu

Të ngjashme