Google ADS

Problem në mbarë botën me internet, qindra ueb faqe jashtë funksionit

10:24 | 21 Qershor 2022
KRG

Në ditën e sotme, ka pasur ndërprerje të vazhdueshme në rrjetin e shpërndarjes së përmbajtjes Cloudflare, e cila shfrytëzohet  nga qindra faqe të internetit.

Rrjeti i ofrimit të përmbajtjes (CDN) është një grup i shpërndarësish në mbarë botën që punojnë në unison, duke ofruar shpërndarje të shpejtë të përmbajtjes në internet.

Faqet e internetit përdorin CDN për t’u mbrojtur kundër kërcënimeve dhe për të ofruar përmbajtje në mënyrë të sigurt dhe sa më shpejtë të jetë e mundur, shkruajnë mediat e huaja, përcjell arbresh.info.

Faqe të mëdha në botë, janë prekur nga kjo ndërprerje, si Discord, Shopify, Fitbit, Peloton, Grindr, Ring, bet365, Google, NordVPN, JustEat dhe Ladbrokes.

Cloudflare me anë të një postimi në Twitter, ka treguar se janë në dijeni për problemi dhe se janë duke punuar për të zgjidhur sa më shpejt të jetë e mundur.

“Ekipi i Cloudflare është i vetëdijshëm për çështjet aktuale të shërbimit dhe po punon për të zgjidhur sa më shpejt të jetë e mundur. Përditësimet mund të ndiqen këtu”, thuhet në njoftim. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme