Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan porositi se pothuajse çdo ditë dëshmojmë për një dramë të refugjatëve të përndjekur, grabitur, rrahur dhe madje edhe vrarë nga forcat greke të sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Erdoğan u drejtua përmes një video-mesazhi në Konferencën Parlamentare Globale për Migracionin, të organizuar nga Asambleja e Madhe Kombëtare e Türkiye-s, së bashku me Unionin Ndërparlamentar në Stamboll.
Në mesazh ai vuri në dukje dramën me të cilën po përballen refugjatët sot.
“Pothuajse çdo ditë jemi dëshmitarë të dramës së refugjatëve që persekutohen, plaçkiten, rrihen dhe madje vriten nga forcat greke të sigurisë”, tha Erdoğan, duke shtuar:
“Vendet si ne, që janë fqinjë të zonave të krizës, mbajnë barrën më të madhe mbi çështjen e migrimit dhe refugjatëve, e jo shoqëritë e zhvilluara që vetëm ngrenë zërin”.
Ai shtoi se disa vende që strehojnë disa qindra refugjatë i shfrytëzojnë ata si material reklamues dhe nuk marrin asnjë përgjegjësi përballë krizës humanitare në rritje.
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor
Kurti merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të Stadiumit të ...
Rama fton të gjithë të ndjekin në 4K filmin e realizuar në 1...
Kurti merr pjesë në ceremoninë e zbulimit të shtatores së Me...
Sot shqyrtohet në komision ligji i kthyer për rishqyrtim nga...
Sonte rikthehet Liga e Kampionëve me nëntë ndeshje në progra...