Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier bëri thirrje për një fokus të ri në zhvillimin në Europën Qendrore dhe Lindore, ndërsa 12 vende në rajon mbajtën një takim të të ashtuquajturës Iniciativa e Tre Deteve (3SI).
Në dritën e luftës në Ukrainë, ai mbështeti përpjekjet për të lidhur më ngushtë vendet midis Detit Baltik, Detit Adriatik dhe Detit të Zi, transmeton portal arbresh.info
Qëllimi i 3SI është të promovojë bashkëpunimin për zhvillimin e infrastrukturës në sektorët e energjisë, transportit dhe dixhitalit.
Duke përmendur të njëjtët tre sektorë, Steinmeier tha se “së bashku, ne duhet të rrisim qëndrueshmërinë tonë në fusha të ndryshme”, shkruan dpa.
Të gjithë këta sektorë janë të prekur nga lufta në Ukrainë, tha ai, duke argumentuar se “ne duhet të pozicionohemi më mirë në të gjithë këtë fushë sesa kemi bërë në të kaluarën”.
Gjermania është një vend partner në Iniciativën e Tre Deteve dhe jo një anëtare e plotë.
Anëtarët e grupit të themeluar në vitin 2015 janë: Estonia, Letonia, Lituania, Polonia, Republika Çeke, Sllovakia, Hungaria, Bullgaria, Rumania, Sllovenia, Kroacia dhe Austria.
Presidenti letonez Egils Levits ka thënë se takimi në Riga “do të fokusohet gjithashtu në atë se si platforma 3SI mund të ndihmojë Ukrainën në rezistimin e agresionit rus dhe rindërtimin e infrastrukturës së saj”./arbresh.info/
Bebushja Luna Mari Ejlli rrëmben vëmendjen me veshje kombëta...
Hovenier: Falënderues për ushtarët amerikanë që shërbejnë në...
Sveçla: Sulmet në veri, dëshpërim i bandave të dirigjuara ng...
Kelmendi: Mungesa e buxhetit për sistemin prokurorial pamund...
Klubi i karatesë së Policisë së Kosovës fiton katër medalje ...
Xheneta e Gresa tentojnë ta puthin Drilonin, i kërkojnë të f...