Scholz: Putini ka frikë nga shkëndijat e demokracisë në vendin e tij

20:10 | 20 Qershor 2022
Xhejlane Haliti

Vladimir Putin ka frikë nga shkëndija e demokracisë që po përhapet në vendin e tij, tha kancelari gjerman Olaf Scholz, duke shtuar se presidenti rus po përpiqet të ndajë Evropën.

Deklarata e kancelarit Scholz është bërë në një intervistë për gazetën Münchner Merkur, e cila është publikuar sot në faqen e qeverisë gjermane.

I pyetur nëse Putin do të pranonte pranimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian, kancelari gjerman tha: ” Presidenti rus duhet të pranojë se ka një grup në rritje të demokracive që i binden ligjit në “lagjen” e tij. Ai ka qartë frikë nga shkëndija e demokracisë që po përhapet në vendin e tij”.

Javën e kaluar, Komisioni Evropian propozoi që Ukrainës t’i jepej statusi i kandidatit për në BE, gjë që u mbështet edhe nga Scholz.

“Putin do një Evropë të ndarë dhe një kthim në një politikë të sferave të ndikimit”, tha Solz, duke shprehur besimin se Presidenti rus “nuk do të ketë sukses”. /abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme