Google ADS

Arrestohet një person në Gjilan për posedim të paautorizuar të armëve

16:19 | 20 Qershor 2022
Xhejlane Haliti

Një person është arrestuar në Gjilan, për posedim të paautorizuar të armëve.

Siç njofton Policia e Kosovës, pas marrjes së informatës përmes rrugëve operative për një rast të “Mbajtjes në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, njësitet policore me urgjencë kanë dalur në vendin e ngjarjes në një restaurant në hyrje të fshatit Përlepnicë.

Aty kanë takuar një person të dyshuar shqiptar Shtetas i Kosovës i cili ka tentuar që jashtë restauranit ta hedhë një arme pistoletë (në tentim të fshehjes) të llojit TT me nëntë copë fishekë. Arma dhe municioni është konfiskuar nga ana e policisë si provë materiale për Gjykatë.

I dyshuari B.Rr (1980) është arrestuar nga ane e Policisë së Kosovës dhe i njëjti është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës në bazë të procedurave ligjore.

Me vendim të Prokurorit të shtetit ndaj të dyshuarit caktohet masa e ndalimit për 48 orë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme