Vetëvendosje ende kundër Trustit, Kusari Lila: Tre seanca në javën në vijim

12:49 | 20 Qershor 2022
arbresh.info

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, bëri të ditur se të mërkurën do të vazhdojë seanca e mbetur në gjysmë, dhe në rend dite është edhe çështja e Trustit.

Sipas saj, në ditët dhe javën në vijim do të mbahen tre seanca.

“Më 23 qershor do të shqyrtohet Projektligji për ndarjet buxhetore”, deklaroi Kusari Lila.

Ajo vazhdon të shprehë qëndrimin ‘kundër’ të Vetëvendosjes në lidhje me tërheqjen e Trustit.

“Qëndrimi është njëjtë pasi qëndrimi është i bazuar në fakte dhe argumente”, deklaroi ajo./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme