Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve në Shqipëri është shprehur pro hartës së re gjyqësore.
Përmes një deklarate, kjo shoqatë ka theksuar se harta e re gjyqësore i përgjigjet më së miri nevojave të qytetarëve.
“Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë vlerëson maksimalisht punën gati tre vjeçare të udhëhequr deri më tani nga Këshilli i Lartë Gjyqësor lidhur me analizën dhe projektimin e hartës së re gjyqësore.
Gjithashtu, Shoqata shprehet se harta e re do t’i përgjigjet më së miri nevojave të qytetarëve për dhënien e një drejtësie cilësore dhe në kohë të barabartë për të gjithë”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.
Por, harta e re gjyqësore është kundërshtuar nga avokatët, të cilët pretendojnë se kërkesat e tyre nga janë dëgjuar.
Ndaj, ata zhvilluan fillimisht një grevë 4-ditore dhe kanë vendosur bojkotimin e seancave gjyqësore, përveç atyre të masës së sigurisë.
13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe 1 gjykata apeli për të gjithë vendin.
Ky ishte përfundimisht propozimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor për hartën e re gjyqësore në vend pas muajsh konsultimesh me grupet e interesit.
KLGJ ka miratuar draftin i cili tashmë pritet të kalojë për mendim në Këshillin e Ministrave, Këshillin e Lartë i Prokurorisë, Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Financave. /Euronews Albania/
Të paktën 63 të vrarë për një ditë në sulmet izraelite në Li...
Dërgohet në mbajtje një person, dyshohet për grabitje
Erdogan zotohet për “zhdukje” të rrjetit të Gulenit pas vdek...
Mbërrin zarfi në shtëpi, Vëllai i Madh dënon banorët
Shoqata e Prokurorëve i reagon deputetit Muja: Dënojmë çdo p...
Arrestohet i dyshuari tretë që kërkohej për disa vjedhje të ...