Kurti: Ajo që po bëjmë do të jetë gjykim i historisë për ne

11:27 | 20 Qershor 2022
arbresh.info

Kryeministri, Albin Kurti, hapi mbledhjen e dy qeverive shqiptare.

Në një fjalim prej rreth dhjetë minutave, Kurti thotë se duhet më shumë harmonizim dhe bashkëveprim ndërmjet dy vendeve.

“Ishim populli më i shtypur. Progresin duhet ta masim me vendet e zhvilluara”, ishin disa nga fjalët e Kurtit në fjalimin hyrës.

Sipas tij, duhet bërë më shumë për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

“Duhet të shikojmë marrëdhëniet në këtë mundësi, që do të jetë gjykim i historisë për ne”, deklaroi Kurti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme