Paundi britanik e ka nisur këtë javë me një rënie të fortë pasi në raport me javën e shkuar është blerë këtë të hënë me 137.8 lekë dhe është shitur me 139.5 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Dollari amerikan gjithashtu e ka nisur javën negativisht duke regjistruar edhe ai zbritje të kuotës teksa blihet mëngjesin e sotëm me 113.2 lekë dhe shitet me 114.2 lekë krahasuar me javën që lamë pas.
Monedha europiane ka pësuar edhe ajo një zhvlerësim të kuotës këtë fillim jave pasi në raport me javën e kaluar është blerë mëngjesin e sotëm me 119.4 lekë dhe është shitur me 120 lekë.
Franga zvicerane nuk bën përjashtim pasi edhe ajo ka pësuar një zhvlerësim të kuotës në raport me javën e që lamë pasi duke u blerë sot me 116.5 lekë dhe duke u shitur me 117.5 lekë referuar tregut të brendshëm valutor./scan/
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...