Kosova dhe Shqipëria do të mbajnë sot mbledhjen e 8-të të përbashkët qeveritare, ku pritet firmosja e disa marrëveshjeve.
Ministrat e qeverisë janë nisur me furgon drejt Prishtinës. Në një foto të publikuar nga Milva Ekonomi, shihen disa nga ministrat të cilët do të jenë të pranishëm në mbledhje.
“Rrugës për në Prishtinë… Mbledhja e 8-të e dy qeverive!”, shkruan Milva Ekonomi.
Tepihu i kuq është shtruar, dhe tani po bëhen përgatitjet finale për pritjen e delegacionit të Qeverisë së Shqipërisë, nga Qeveria e Kosovës.
Mbërritja parashihet të bëhet para orës 11:00, për vazhduar më pas me hapjen e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Kosovë – Shqipëri.
Pas nënshkrimit të marrëveshjeve do të ketë edhe konferencë për medie./arbresh.info/
Osmani takon ambasadorin Wood, flasin për paqen dhe sigurinë...
Tri ndeshje dënim nga klubi për sjellje të pahijshme – Mërgi...
VV-ja shpenzoi mbi 351 mijë euro për tre muaj, pagoi edhe pë...
Krerë të institucioneve të drejtësisë nga Kosova në Portugal...
Lela thumbon Mevlanin për nuse: Kur ta gjesh, do i ngrisim s...
Audio-incizimet Kusari-Radoiçiq, Qalaj i PDK-së kërkon nga A...