Kryesia e Kuvendit do të mblidhet sot në ora 11:00.
Në këtë takim do të vendoset për mbajtjen e e seancës plenare të Kuvnedit, si dhe do të përcaktohen pikat që do të jenë në rend të ditës në seancë.
Kryesinë e Kuvendit e thirri kryetari Glauk Konjufca, ditën e enjte, pasi seanca që po mbahej në sallë të Kuvendit u ndërpre pas tensionimit të protestës së OVL UÇK-së jashtë objektit, si dhe propozimit të deputetëve për të vazhduar seanca një ditë tjetër.
Rendi i ditës
I. Miratimi i procesverbalit i mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
II. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 22, 23, 24 shkurt, 16 mars dhe 14 prill 2022:
14. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-104 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr.03/L-040 për vetëqeverisjen lokale.
III. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 24, 25 shkurt, 16 mars dhe 14 prill
2022:
11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-023 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës.
IV. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 7 dhe 14 prill 2022:
8. Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit serb,
V. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 14, 19 prill, 11 dhe 19 maj 2022:
7. Votimi i Mocionit nga debati parlamentar në lidhje me situatën e sigurisë në vend.
VI. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, mbajtur më 26 maj, 6 dhe 14 qershor 2022:
10. Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur për Media.
VII. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e filluar më 16 qershor 2022:
1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2. Pyetjet parlamentare,
3. Miratimi i procesverbalit nga Seanca plenare e mëparshme,
4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-115 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-021 për akcizën në produktet e duhanit,
5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-136 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës,
6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-075 për Markat Tregtare,
7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-025 për Mbrojtjen e ajrit nga ndotja,
8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-134 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-101 për fondet pensionale të Kosovës, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin nr. 04/L-115, me Ligjin 04/L-168 dhe Ligjin nr. 05/L-116,
9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-137 për Pyjet,
10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-146 për Zbatimin e Sanksioneve Financiare Ndërkombëtare të Shënjestruara,
11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-145 për parandalimin dhe kontrollin e integruar të ndotjes,
12. Shqyrtimi i kërkesës së Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike për zgjatjen e mandatit,
13. Miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike,
14. Miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës,
15. Propozimi i grupeve parlamentare për zëvendësimin e anëtarëve në Komisionet Hetimore Parlamentare,
16. Emërimi i kryetarit dhe katër (4) anëtarëve të Bordit në Organin Shqyrtues të Prokurimit,
17. Përzgjedhja e kandidatit për një (1) anëtar jo-ekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës,
18. Formimi i Komisionit Ad-hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë,
19. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021,
20. Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar i Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021.
VIII. Përgatitjet për Seancën plenare të re të radhës:
1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2. Pyetjet parlamentare,
3. Miratimi i procesverbalit nga Seanca plenare e mëparshme,
4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-143 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-066 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022 (me vendim të Seancës është caktuar më 23.06.2022),
5. Debat parlamentar për masat që duhet të ndërmerren për të ndihmuar qytetarët të përballen me rritjen e çmimeve në produktet esenciale,
6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-017 për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit,
7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-108 për Deklarimin Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë dhe të Dhuratave,
8. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, për vitin 2021.
IX. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave
/arbresh.info/
Shpërthimi në Ibër Lepenc, KEK shpreson në sanimin e shpejtë...
Kryetari i Zubin Potokut: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ka d...
Shpërthimet në veri, Haradinaj: Organet e sigurisë të bashkë...
Përplasja e Xuxit me Kevinin shkaktoi momente të tensionuara...
Xuxi pyet Edin: “A i ke ra pishman që ke dal?” –Edi: “Pishma...
Hezbollahu e cilëson si “fitore hyjnore” armëpushimin me Izr...