Sipas mediave greke, një burrë i moshuar britanik u arrestua në ishullin grek Santorini, pasi kishte fotografuar disa fëmijë duke luajtur në plazh.
Prindërit e fëmijëve thuhet se panë burrin në plazhin e Kamarit duke fotografuar të rinjtë, të cilët kishin veshur rroba banje, transmeton portal arbresh.info
Të shqetësuar për sjelljen e burrit, prindërit njoftuan oficerët e policisë.
Policia kontrolloi zonën, gjeti burrin dhe e arrestoi për akuzat mbi fotografimin e fëmijëve.
“Ngjarja ka ndodhur pasditen e së martës dhe menjëherë banuesit kanë kërkuar policët që po patrullonin në plazhin e Kamarit, të cilëve u raportuan plakun britanik që po fotografonte fëmijët e mitur që po luanin të shkujdesur”, shkruan gazeta greke Protothema.
I moshuari është dërguar në stacionin e policisë dhe është identifikuar nga nënat e fëmijëve.
Në Greqi, është e paligjshme të fotografosh fëmijët pa pëlqimin e prindërve të tyre./arbresh.info/
Liderët në tubime të diskutueshme me diasporën
Policia shqiptoi 1 mijë e 650 gjoba brenda një jave në Gjila...
Përplasen Ana e Lela: ”Fol normal”, ”Ti shkon flet cepave me...
Modric reflekton për rrugëtimin e tij në Real Madrid, tregon...
Dita e ndeshjes, Kosova luan vetëm për fitore në udhëtim te ...
Rusia kryen sulm masiv në Odesa, teksa mijëra ukrainas mbesi...