Gjatë vizitës së tij në Kosovë, ku ditën e hënë do të mbahet mbledhja e përbashkët e dy qeverive, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zhvilluar edhe një vizitë në familjen e ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Teksa u takua me familjarët e ish-presidentit të Kosovës, i cili ndodhet në paraburgim në Hagë, u shpreh i lumtur që e vizitoi Hashim Thaçitn në Hagë, madje e konsideroi atë si vëlla.
“Hashimi ishte shumë mirë, si me shëndet, por edhe me humor. Te formulari para se të futesha, shkrova: Do ta takojë se më ka marrë malli. E kam si vëlla Hashimin”, u shpreh Rama.
Më herët, kryeministri Rama inspektoi punimet në 2 sipërmarrje në Kosovë. Gjatë inspektimit në një fabrikë mielli, Rama dha lajmin se tarifat doganore të Shqipërisë me Kosovën do të hiqen, duke filluar me ato bujqësore./GE/
Lamine Yamal emëron idhullin e tij të futbollit dhe nuk ësht...
Mbështetje për integrimin e Shqipërisë, Veliaj takon disa eu...
Austri: Të djathtës ekstreme nuk i kërkohet të formojë Qever...
SHBA dhe aleatët, shumë pranë finalizimit të huasë prej 50 m...
Fytyra e BE-së në Kosovë: “Hat tricku” estonez e nervozon Vu...
Rovena-Gresës: Unë ta kam vënë X ty moj e mjerë