Barcelona ka arritur marrëveshje për transferimin e lojtarit të Leeds United, Raphinha.
Raphinha ka kontratë me Leeds deri në vitin 2024, por interesimi i klubeve të shumta ka ndikuar që ai të mendojë largimin nga ekipi i tij.
Sipas Fabrizio Romano, Barca ka arritur marrëveshje të plotë me agjentin e lojtarit, përcjell lajmi.net.
Marrëveshja thuhet të jetë arritur në shkurt, me ekipin katalanas që ka ofruar kontratë pesëvjeçare.
I vetmi problem mbetet klauzola e largimit, kjo pasi Leeds kërkon 55 milionë euro.
Shumë kjo që për blaugrana duket e lartë.
Mbetet të shihet nëse drejtuesit e klubeve do të akordohen për shumën, pasi klube të tjera të Premier Ligës kanë shfaqur interesim për brazilianin.
Ferrari prezanton makinën më të fuqishme të historisë së tij
Qëndrimi i Harrisit dhe i Trumpit për Kosovën, faktorë për v...
Cilat janë përfitimet e dushit të ftohtë?
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite: Sinwar po përpiqej të arrati...
Edon Zhegrova, i pari me driblime në Champions League
Moska, sulm hibrid Shqipërisë?