Romët, ashkalitë dhe egjiptianët e Kosovës jetojnë tradicionalisht në Kosovë dhe kanë kontribut thelbësor në shoqërinë e larmishme të saj me traditat dhe kulturat e tyre të dalluara.
Pjesëtarët e këtyre tri komuniteteve janë të shpërndarë në tërë Kosovën, kryesisht në 24 komuna, me një prani më të madhe në komunat Ferizaj, Fushë Kosovë, Gjakovë, Pejë dhe Prizren.
Së fundmi Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për themelimin e mekanizmit institucional për nxitjen dhe promovimin e punësimit për komunitetin, rom, ashkalinjë, dhe egjiptian.
Njomza Uka Selimi, zyrtare e lartë e Punësimit në OJQ Zëri i Romëve Ashkali dhe Egjiptian, mendon se ishte e domosdoshme që të themelohet ky mekanizëm i cili do të përcaktojë hapat konkret për ndjekjen e një procedure të monitorimit të zbatimit të këtij mekanzimi.
“Punësimi i pjesëtarëve të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian në institucionet publike të Republikës së Kosovës nuk përbën vetëm një çështje politike por një domosdoshmëri dhe një obligim ligjor që rezulton nga parimet universale të trajtimit të barabartë, të të drejtës për punësim dhe të mos diskriminimit”, tha Uka Selimi.
Sipas saj punësimi i komuniteteve rom, ashkali, egjiptian dhe arritja e kuotës së punësimit është detyrim i institucioneve të Republikës së Kosovës të cilat duhet të respektojnë, të mbrojnë dhe përmbushin secilën të drejtë të garantuar me Kushtetutë dhe me ligj.
“Punësimi i njerëzve nga komunitetet joshumicë në sektorin publik mbetet nën pragun prej 10% të përcaktuar me legjislacion përkatës. Anëtarët e komuniteteve joshumicë mbeten të nën përfaqësuar në shërbimin civil, si në nivelin qendror ashtu edhe në atë komunal”, shtoi ajo.
Për këtë arsye ishte e domosdoshme që të themelohet ky mekanizëm i cili do të përcaktojë hapat konkret për ndjekjen e një procedure të monitorimit të zbatimit të këtij mekanizmi.
Qazim Rrahmani nga Partia e Ashkalinjve për Integrim tha se pret rezultate të mira nga ky mekanizëm i monotirimit dhe zbatimit për punësimin e komuniteteve rom, ashkalinjë, egjiptian.
“Presim respektimin e ligjit të punës dhe mbështetjen për komunitete në fjalë për përmirësimet në gjendjen e tyre”, deklaroi Rrahmani.
Në bazë të disa anketave të realizuara viteve të kaluara, niveli i punësimit të komuniteteve pakicë ka qenë shumë i ulët./Kujtesë Berisha/arbresh.info/
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...