Zyrtarë të Bashkimit Evropian i kanë thënë portalit arbresh.info se ende nuk kanë arritur një mbështetje të mjaftueshme për liberalizim të vizave për Kosovën, për shkak të shqetësimeve të një numri shtetesh anëtare në lidhje me përmbushjen e standardeve të kërkuara.
“Diskutimet për liberalizimin e vizave për Kosovën kanë mbetur në nivel teknik brenda Këshillit. Propozimi për t’i dhënë Kosovës liberalizimin e vizave u paraqit nga Komisioni Evropian në Këshill dhe në Parlamentin Evropian në vitin 2016, pasuar nga një raport në vitin 2018 që tregonte se Kosova kishte përmbushur të gjitha standardet e kërkuara. Është mbi bazën e këtij propozimi që Këshilli e ka diskutuar këtë çështje me synimin për të rënë dakord për një mandat negociues për të filluar diskutimet me Parlamentin Evropian. Megjithatë, ende nuk është arritur një mbështetje e mjaftueshme për një tekst për shkak të shqetësimeve të një numri shtetesh anëtare në lidhje me përmbushjen e standardeve të kërkuara. Prandaj nuk mund të spekuloj se kur mund të vihet kjo temë në agjendën e ambasadorëve apo Këshillit”, ka thënë ky burim për portalin arbresh.info, pavarësisht se pati qëndrime nga liderë të vendeve të ndryshme që vazhdojnë të theksojnë faktin se Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizim të vizave.
Sipas analistit politik Bekim Kabashi, liberalizimi i vizave nuk është problem i mos plotësimit të kushteve nga ana e Kosovës, por problem i mos unitetit të shteteve anëtare të BE-së.
“Problemet e brendshme të shteteve të caktuara anëtare të BE-së kanë bërë që ato të bllokojnë heqjen e vizave për Kosovën. Njëra prej tyre dhe me problematikja ka qenë Franca” tha Kabashi.
Sipas tij ky problem vjen si pasoj e emigracionit që po ndodh atje dhe politika e brendshme e presidentit, Emmanuel Macron.
Por tani që zgjedhjet e Francës po shkojnë drejt fundit ka gjasa që të mos vazhdoj bllokimi për Kosovën nga ky shtet.
Kabashi tutje tha se faktori më i rëndësishëm në këtë çështje është lufta në Ukraine e cila ka bërë që të humbet besimi në BE-në.
“Një faktor tjetër i rëndësishëm është edhe lufta e Ukrainës, e cila ka unifikuar perëndimin dhe nevojën e tij që mos të le jashtë vetes shtete evropiane siç është edhe Kosova, duke bërë që të humbet besimi në BE-në”.
Kancelari gjerman Olaf Scholz, dite me parë vizitoi Ukrainën bashkë me presidentin francez Emmanuel Macron, ku nuk la pa ja rikujtuar edhe një herë çështjen e liberalizimit të vizave.
Franca është pikërisht një prej vendeve më hezituese deri tani për këtë cështje, dhe kancelari gjerman u kujdes t`ia përmendte edhe një herë shefit të Elizesë nevojën për të mbajtur premtimet e bëra.
“Është çështje e besueshmërisë evropiane që t’i përmbushim premtimet tona ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilët janë prej vitesh tashmë në këtë rrugë, e kjo duhet bërë konkretikisht”, u shpreh Scholz.
Pothuajse të njejtin mendim ka edhe i dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.
Ai ditë më parë ka deklaruar që liberalizimi i vizave për Kosovën po vjen shume shpejt, por pa përmendur një datë të veçantë.
“Mund të them që kjo problematikë po ngrihet mes vendeve anëtare shumë më shpesh gjatë takimeve të organeve të ndryshme evropiane, andaj mendoj se është afër”, u shpreh Lajçak.
Sipas tij ka ende shtete të BE-së që nuk e kanë lëkundur vendimin e tyre që Kosovës është dashur shumë kohë më parë të ju jepet liberalizimi i vizave.
“Nuk ka asnjë dyshim që Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për të hequr sistemin e vizave dhe problemi qëndron sërish tek mungesa e konsensusit”, sqaroi ai.
Një pyetje i është drejtuar Francës së fundit për bllokimin që po shkakton për liberalizim të vizave.
“Kjo çështje është pjesë e udhërrëfyesit që është miratuar nga Bashkimi Evropian, i cili përfshin një sërë kushtesh që duhet të përmbushen efektivisht në afat të gjatë”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Komisioni Evropian e lansoi dialogun për liberalizim të vizave për Kosovën më 19 janar 2012.
Në qershor 2012, Komisioni i dorëzoi autoriteteve të Kosovës udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave, i cili identifikoi masat legjislative dhe institucionale që Kosova do duhej t’i miratojë dhe zbatojë për të përparuar drejt liberalizimit të vizave.
Udhërrëfyesi paraqet një listë gjithëpërfshirëse të reformave që Kosovës i kërkohej t’i zbatojë, me qëllim që të përparojë drejt liberalizimit të vizave, duke përfshirë riintegrimin dhe riatdhesimin, sigurinë e dokumenteve, menaxhimin e kufijve dhe migrimin, azilin, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe të drejtat themelore që kanë të bëjnë me lirinë e lëvizjes.
Paraprakisht, Komisioni Evropian ka miratuar tri raporte për progresin në Kosovë në kuadër të dialogut për viza: i pari ishte më 8 shkurt 2013, i dyti më 24 korrik 2014; i treti më 18 dhjetor 2015 dhe i katerti më 4 maj 2016.
Komisioni Evropian i propozon Këshillit të BE-së dhe Parlamentit Evropian heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës duke e transferuar Kosovën në listën e vendeve pa viza për qëndrim afatshkurtër në zonën Shengen.
Propozimi është bërë së bashku me vlerësimin pozitiv të Komisionit që konfirmon se Kosova ka përmbushur kriteret e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave.
Kosova deri më tani ka marrë dritë jeshile nga Parlamenti Evropian, por mbetet pezull në Këshillin Evropian./EjonaHyseni/arbresh.info/
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik
Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë, e përur...