Banane me kokainë, gabimisht dërgohet droga në vlerë të 60 milionë dollarëve në dy supermarkete

00:18 | 19 Qershor 2022
Trina Galanxhi

Punëtorët e dy supermarketeve në Republikën Çeke gjetën 840 kg kokainë me vlerë të rreth milionë dollarëve në kutitë me banane.

Besohet, shkruan Guardian, se dërgesa, e cila u dërgua në supermarketet në qytetet Jicin dhe Rihnov në reajonin verior të vendit, u dërgua gabimisht në supermarkete, transmeton portal arbresh.info

Duke folur në një radio publike çeke, Jakub Friedrich, kreu i njësisë së policisë për luftën kundër narkotikëve, tha se kokaina besohet të ketë origjinën nga Amerika Qendrore.

Në vitin 2015, 100 kg kokainë u zbuluan në një supermarket çek në Pragë, dhe në vitin 1999, policia çeke sekuestroi 117 kg kokainë që ishte e paketuar mes frutave të thata në një magazinë në veri të qytetit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme