Google ADS

Aksident me 5 të plagosur në Shëngjin, shoferët bëjnë testin e alkoolit

00:08 | 19 Qershor 2022
Trina Galanxhi

5 persona kanë mbetur të plagosur nga një aksident i rëndë në aksin Shëngjin-Lezhë.

Përplasja ka ndodhur pranë lagjes Xhenjo dhe dy makinat janë goditur ‘kokë më kokë’ me njëra-tjetrën. Shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë parakalimi i gabuar i njërës prej makinave. Për këtë arsye dy shoferëve u është bërë edhe testi i alkoolit.

Në këtë aksident janë përfshirë dy makina: një “Benz” dhe një “Skodra”. 2 nga të plagosurit kanë qenë në makinën tip “Benz” ndërsa 3 të tjerë në makinën “Skoda”. Fatmirësisht të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme