Google ADS

Gërvalla nesër pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë

19:35 | 18 Qershor 2022
Fjolla Bajraktari

Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, të dielën paradite do të pres në takim zyrtar homologun e saj turk, ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë,  Mevlüt Çavuşoğlu, thuhet në një komunikatë për media.

Pas takimit, Gërvalla dhe Çavuşoğlu do të japin deklaratë për media dhe do t’ju përgjigjen pyetjeve të gazetarëve.

Dita: E diel (19 qershor 2022)
Vendi: Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës

Ora: 09:00
Ministrja Gërvalla mirëpret në takim zyrtar ministrin Çavuşoğlu. (PAMJE)

Ora: 10:00
Ministrja Gërvalla dhe ministri Çavuşoğlu do të mbajnë konferencë për media./arbresh.info.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme