Me fillimin e sezonit veror artistët shqiptar kanë nisur me publikimin e projekteve muzikore.
Ajo që vihet re edhe këtë vit është numri i madh i bashkëpunimeve që po sjellin këngëtarët, dhe një i tillë është paralajmëruar edhe së fundmi.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Besa Kokëdhima ka paralajmëruar projektin e ri muzikor që do të jetë në bashkëpunim me reperin, Lyrical Son.
Artisjta ka publikuar edhe kopertinën e këngës që mban titullin “Si kalama”, ndërsa ka thënë se numërimi prapa për lansimin e këngës ka filluar.
“Kam një befasi për shqipet e mia. “Si kalama” ft Lyrical Son, numërim prapa ka filluar, -8 ditë”, ka shkruar Besa në mbishkrimin e postimit.
Mbetet të shihet se çfarë kanë përgatitu dyshja e njohur, por padyshim do të mirëpritet nga ana e fansave të tyre.
Kujtojmë që projekti i fundit e Besës është “En equilibre” që u lansua pak ditë më parë, ndërsa Lyrical Son së fundmi erdhi në bashkëpunim me Alban Skënderaj me këngën “Ndalma”./Telegrafi/
Buffon: Neymar ka merituar t’i fitojë pesë Topa të Artë
“Nuk duhet me vendos lojën para teje!”, Xuxi dhe Rovena kësh...
Oda Amerikane mirëpret kthimin për rishqyrtim të Ligjit për ...
Borrell: Kërcënimet bërthamore të Rusisë janë të papërgjegjs...
Osmani: Të mbijetuarat e dhunës seksuale mishërojnë qëndrues...
”Ne e urrejmë atë”/ Reagojnë ashpër familjarët e Arionit pas...