Bordi i Transparencës në Shqipëri e uli çmimin e naftës të shtunën, pas një rekordi prej 265 lekësh për litër, që e kishin përcaktuar në mbledhjen e fundit.
Tashmë nafta do të shitet 249 për litër, sërish çmim ky i lartë në raport me çmimin e naftës para pak javësh, por edhe në raport me vendet e tjera të rajonit.
Benzina, nga ana tjetër, do të shitet 236 lekë për litër, ndërsa gazi 86 lekë për litër.
Këto çmime hyjnë në fuqi më 18 qershor.
Njoftimi:
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 261 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 249 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë 236 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 224 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 86 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 74 lekë/litër për automjetet/Euronews.al
Presidentja e KE-së Von der Leyen nesër në Tiranë, takim me ...
Rey Manaj në formacionin e javës në Turqi
Zvogëlohet lista e pritjes për operacione në Klinikën e Kiru...
Kryemadhi: Dëshirën për të luftuar korrupsionin e pagova me ...
Projekti i KiE-së për minoritetet në Kosovë, Kurti: Përforco...
Vitia dhe ambasadorja holandeze vizitojnë QKUK-në