Google ADS

16 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

13:18 | 18 Qershor 2022
E.H

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 198 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Gjatë këtyre orëve nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes ndërsa janë shëruar 8 qytetarë, shkruan arbresh.info.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.282 kurse numri i rasteve aktive është 101.

Deri më sot 823.550 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Ndërsa janë dhënë 103.070 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme