Çfarë ndodh nëse hani kivi çdo mëngjes?

11:40 | 18 Qershor 2022
Trina Galanxhi

Sipas disa studimeve, nëse hani çdo mëngjes, mund të përfitoni disa të mira shëndetësore.

Studimet thonë se kivi parandalon formimin e mpiksjes së gjakut dhe niveleve të triglicerideve në gjak deri në 15 për qind, gjë që parandalon akumulimin e pllakave në muret e arterieve dhe ruan zemrën dhe enët e gjakut, transmeton portal arbresh.info

Nëse ju pëlqen të hani kivi, ne kemi një lajm të mirë për ju. Konsumimi i këtij fruti në baza ditore ka disa përfitime shëndetësore.

Kivi konsiderohet si superfrut, plot me antioksidantë, vitaminë C, kalium, folate, polifenole (acidi fenolik) dhe fibra, dhe janë një burim i mirë i vitaminës E.

Kivi gjithashtu ndihmon në përmisimin e tretjes e disa proteinave të zakonshme diete, duke përfshirë ato të vështirat për t’u tretur, sikurse janë proteina kazeinë / natrium kazeinat (proteina qumështi) dhe proteina e muskujve të viçit, dhe përbërësi kryesor i tij është përgjegjës për këtë – aktinidina, një enzimë që zbërthen proteinat në aminoacide.

Kivi ndihmon edhe në lehtësimin e kapsllëkut.

Edhe pse shumë njerëz dinë për përfitimet e kivit si frut, mbizotëron mendimi se fuqitë e tij si një ndihmës natyral i sistemit tretës shpesh neglizhohen.

Përveç kësaj, kivi ka aftësinë për të parandaluar dëmtimin e ADN-së dhe dihet se stresi oksidativ me pasojat e tij në ADN është një faktor rreziku për kancerin e zorrës së trashë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme