Heqje e kufijve dhe burokracive mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, në përfitim të lëvizjes së mallrave, shërbimeve dhe kapitalit po synohet në dy procese politike paralele, ‘Procesin e Berlinit’ dhe përmes ‘Open Balkan’.
Por, marrëveshjet që pritet të nënshkruhen në vjeshtë në procesin e parë pritet të zbehin “madhështinë” e procesit të dytë.
Derisa ‘Procesi i Berlinit’ është iniciuar dhe vazhdon të angazhohet në zhvillimin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, rrugë që i premton anëtarësim më të shpejtë në Bashkimin Evropian, ‘Open Balkan’ po shihet si proces që pretendon bashkëpunimin rajonal pa patur synim të qartë evropian, e që sipas ekspertëve kjo më së miri i shkon për shtati Serbisë.
Në të parën janë të përfshira të gjitha vendevet e Ballkanit Perëndimor, në të dytën vazhdon që mos përfshihen Mali i Zi, Kosova dhe Bosnje e Hercegovina.
Njohësi i çështjeve politike, Gazmir Raci, thotë iniciativa e Berlinit është me e fuqishme në aspektin politik dhe ekonomik.
“Iniciativa e Berlinit është nisma më e fuqishme politike dhe ekonomike që e ka bërë Gjermania në bashkëpunim edhe me shtetet e tjera të Bashkimit Evropian, dhe me mbështetjen e fuqishme që ka marrë nga SHBA-ja. Është nisma më serioze që e kemi pas dhe është mënyra më mirë e mundshme që gjashtë shtete së bashku të ecin drejt integrimit në Bashkimin Evropian”, vlerëson Raci.
Sa i përket ‘Open Balkan’, Raci thotë së është më shumë iniciativë e liderëve rajonal, që mund të mos ketë sukses.
“Procesi i Berlinit është më serioz sepse e udhëheq Kancelari gjerman. Kështu që janë garantues të fuqishëm në ‘Procesin e Berlinit’, ndërsa ‘Open Ballkan’ është ide lokale rajonale që nuk mund të ketë sukses, fundja edhe Amerika edhe Gjermania thanë që kjo mund të jetë një nisë vetëm ekonomike, jo më shumë se aq”, deklaron Raci.
Analistja politike, Afërdita Maliqi, thotë se kryeministri, Albin Kurti, e sheh si më të afërt ‘Procesin e Berlinit’ sesa ‘Open Ballkan’.
“Rama ka qenë vazhdimisht pro që edhe Kosova të jetë pjesë e kësaj nisme, por siç e dimë, ai në fund tha se e respekton vendimin e Kosovës”, tha Maliqi.
Në shtator të këtij viti, në procesin e Berlinit do të nënshkruhen disa marrëveshje.
Sipas analistit, Fatmir Sheholli, gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimorë duhet të jenë më këmbëngulëse në kërkesat e tyre.
“Ajo që është qenësore është që kur të mblidhen tash në vjeshtë në Berlin, të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimore duhet te jenë më këmbëngulës në kërkesat e tyre që të realizohen sa më shpejte”, vlerëson Sheholli, dhe shton se Kosova duhet të shqyrtojë përfshirjen edhe në ‘Open Balkan’.
Por, kryeministri Albin Kurti vazhdon të shprehë qëndrimin se “për një ‘Ballkan të Hapur’ së pari duhet të hapet Serbia ndaj Kosovës dhe të mbyllet ndaj Rusisë”.
Për presidenten Vjosa Osmani, ‘Ballkani i Hapur’ do rezultonte me hapjen e rajonit tonë për një ndikim edhe më të madh të Rusisë dhe Serbia në ‘Open Ballkan’ duket si një fqinje për bashkëpunim rajonal, e në anën tjetër do që me çdo kusht t’i vendos pengesa Kosovës drejt Bashkimit Evropian./Ejona Hyseni/arbresh.info/
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...