Ngjarjet publike në natyrë janë ndaluar në një zonë të Francës, pasi vala e të nxehtit që ka thyer rekord ka përfshirë Europën.
Koncertet dhe tubimet e mëdha publike janë anuluar në departamentin Gironde rreth Bordeaux, transmeton portal arbresh.info
Të enjten, disa pjesë të Francës arritën 40 gradë Celsius më herët se kurrë më parë gjatë vitit, me temperaturat që pritet të arrijnë kulmin të shtunën.
Shkencëtarët thonë se periudhat e nxehtësisë intensive po bëhen më të shpeshta dhe më të gjata si rezultat i ngrohjes globale.
Spanja, Italia dhe Britania e Madhe po përjetojnë gjithashtu temperatura të larta.
Në Gironde, zyrtarët thanë se ngjarjet publike, duke përfshirë disa nga festimet zyrtare të Rezistencës së 18 Qershorit, do të ndalohen për shkak të temperaturave të nalta.
Ndalohen gjithashtu ngjarjet në ambiente të mbyllura pa ajër të kondicionuar.
Ministria e Brendshme franceze paralajmëroi njerëzit që të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm dhe të mos ekspozohen në diell.
Parashikuesi shtetëror Meteo France tha se kjo është periudha më e hershme e të nxehtit që ka goditur ndonjëherë vendin, e cila është shkaktuar nga një masë e ajrit të nxehtë që lëviz nga Afrika e Veriut.
Vetëm në Paris temperaturat kanë arritur në 39 gradë.
Në Spanjë, e cila sapo ka përjetuar majin më të nxehtë që nga fillimi i shekullit, temperaturat parashikohen të arrijnë në 43 gradë Celsius këtë fundjavë, tha shërbimi i motit Aemet.
Në Britani të Madhe, temperaturat pritet të arrijnë në 33 gradë Celsius në Anglinë jugore, ndërsa një alarm i nivelit të tretë për të nxehtin shëndetësor është lëshuar për Londrën.
Sipas ekspertëve, ndryshimet klimatike po bëjnë që temperaturat globale të rriten. Gazrat serë, si dioksidi i karbonit, të lëshuara në atmosferën e Tokës në vëllime të mëdha, po bllokojnë nxehtësinë e diellit, duke bërë që planeti të ngrohet. Kjo ka sjellë mot më ekstrem, duke përfshirë temperaturat e larta rekord në të gjithë botën./bbc/arbresh.info/
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...