Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla po këmbëngul se qëllimi kryesor i Kosovës është anëtarësimi në Bashkimin Evropian.
Këtë e tha para të pranishmëve në Samitin e Prespës që po mbahet në Maqedoninë e Veriut.
Sipas saj, vetëm në këtë mënyrë do të arrihet siguria e plotë e qytetarëve të vendit.
“Shumica prej neve në Ballkanin Perëndimor ka treguar se orientimi ynë është pro Evropian pro NATO dhe Pro Perëndimor. Siguria nuk është vetëm për armët, por gjithë aspektet që ballafaqohemi çdo ditë. Nëse BE është e interesuar të kemi më shumë siguri atëherë duhet që të bëjë hapin të kyçin Ballkanin Perëndimor ne BE”, ka thënë Gërvalla.
Kryediplomatja thotë se vendi po bën çmos për tu anëtarësuar edhe në NATO.
“Kosova mund të afrohet në strukturën e NATO-s aq sa mundemi duke marrë parasysh faktin se katër shtetet anëtare të Natos nuk na njohin. Kjo nuk është e lehtë por ne do të luftojmë dhe jemi afër njëri tjetrit pasi Kosova dhe NATO janë të ndërlidhura me njëra tjetrën”.
Sipas saj kjo duhet të bëhet patjetër, pasi NATO është pjesë ë historisë së Kosovës dhe prezentë në vend.
Paris Saint-Germaini merr një fitore komode ndaj Toulouse
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...