I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, konfirmoi mbështetjen për nismën rajonale Ballkani i Hapur.
Ai kërkoi sërish përfshirjen e të gjitha vendeve të rajonit dhe integrimin e tyre për në Bashkimin Europian.
“Përkrahim të gjitha tregjet, Ballkani i Hapur përderisa është i fokusuar në integrimin Europian, do të jetë i hapur për të gjitha vendet. 70 për qind e ekonomisë së Ballkanit është e lidhur me Europën, ndërsa pjesa tjetër është po ashtu e lidhur me rajonin. Këto dy procese duhet të marrin pjesë në të njëjtën kornizë”.
Escobar shtoi se “Ballkani i Hapur nuk është e vetmja iniciativë që e përkrahim, ne i përkrahim të gjitha iniciativat tjera që na bashkojnë.”/A2/
AUV shton kontrollin e mandarinës, pa dallim origjinën e tyr...
Përleshja me thikë në Lipjan, lëndohen dy persona
Tre të mitur e godasin me grushte dhe i vjedhin para një 38-...
Vendimi i Gjykatës Speciale për Shalën, Jonuzin dhe Bahtijar...
U asfiksuan nga gazi, humbin jetën dy persona në Kamëz
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit