Drejtori Mehmeti takoi drejtorin e Policisë Kufitare në Francë

16:08 | 17 Qershor 2022
L G

Në vazhdën e takimeve të realizuara në Paris të Francës, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti, ka realizuar edhe takimin e radhës tani me Fernand Gontier, drejtor i Policisë Kufitare në Francë.

Ndër temat kryesore të cilat u diskutuan në këtë takim ishin forcimi i bashkëpunimit kufitar, migrimi ilegal, trajnimet dhe teknikat e avancuara të kontrollit kufitar si dhe luftimi i kontrabandës.

Po ashtu pjesë e diskutimit në këtë takimi ka qenë edhe vlerësimi dhe ndihma në plotësimin e kritereve për liberalizimin e vizave.

Takimi rezultoi me vullnetin dhe shprehjen e gatishmërisë për bashkëpunim të ndërsjellë në fusha të ndryshme e në veçanti me Policinë Kufitare./arbresh.info/

 

Të ngjashme