Dita e babait festohet çdo vit në të gjithë botën të dielën e tretë të qershorit dhe ka rëndësi të veçantë për ndërgjegjësimin e të gjithë shoqërisë për të rritur përfshirjen e baballarëve në përkujdesjen ndaj familjes, në rritjen, edukimin dhe argëtimin e fëmijëve, në ndarjen e barabartë të punëve të shtëpisë të cilat edhe në Shqipëri kanë ende nevojë për vëmendjen dhe kontributin e domosdoshëm të baballarëve.
Kjo ditë gjithashtu synon të festojë vlerat dhe rëndësinë që babai dhe pjesëmarrja e tij ka në jetën e çdo fëmije dhe familjes.
Ditën e dielë 19 qershor, 2022 në oraret 10:00-12:00 dhe 18:30-20:30, në Parkun Rinia, në Tiranë, janë të ftuar baballarë, fëmijë e familje nga partnerët e projektit si dhe publiku i gjerë për të kaluar një të dielë ndryshe me familjen, me shumë lojra, argëtim dhe kohë cilësore së bashku./arbresh.info/
Presidentja e KE-së Von der Leyen nesër në Tiranë, takim me ...
Rey Manaj në formacionin e javës në Turqi
Zvogëlohet lista e pritjes për operacione në Klinikën e Kiru...
Kryemadhi: Dëshirën për të luftuar korrupsionin e pagova me ...
Projekti i KiE-së për minoritetet në Kosovë, Kurti: Përforco...
Vitia dhe ambasadorja holandeze vizitojnë QKUK-në