EKSKLUZIVE: Marrëveshjet që pritet të nënshkruhen në mbledhjen e dy qeverive shqiptare

13:04 | 17 Qershor 2022
arbresh.info

Të hënën, në Prishtinë do të mbahet mbledhja e dy qeverive shqiptare, dhe nikoqire do të jetë Qeveria e Kosovës.

Koordinatori i Sekretariatit Ndërqeveritar Shqipëri-Kosovë, Gentian Sala, tregoi për arbresh.info se çfarë do të ketë në fokus takimi i Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë.

“Fokus i marrëveshjeve të reja është lëvizja e lire e qytetarëve, bashkimi i hapësirës ekonomike, hapja e universiteteve për konkurrim për cilindo nxënës qe mbaron shkollën e mesme dhe risi nga fusha te tjera me interes për qytetaret”, deklaroi Sala për arbresh.info.

Për më tepër sipas tij, do të ketë marrëveshje në 11 fusha të ndryshme si:

Arsimi;​
Akademia e Shkencave
Bujqësia;​
Energjia;
Drejtësia;
Rinia;
Infrastruktura;
Mbrojtja;
Rendi dhe siguria publike;
Shëndetësia;​
Turizmi

Ende nuk është bërë e ditur agjenda e takimit, sikur që nuk dihet se cila do të jetë motoja e me të cilën do të identifikohet./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme