Makina fundoset në rezervuarin e Çekrezës në Tiranë, dy persona të vdekur

11:09 | 17 Qershor 2022
E.H

Dy të rinj humbën jetën në rezervuarin Çekrezës në Tiranë, ditën e sotme.

Makina me të cilën ata po lëviznin përfundoi në rezervuar.

Policia bën me dije se polumbarët e RENEA-s nxorën trupat e Erion Muça, 22 vjeç, dhe Dorina Gjokgjinaj, 20 vjeçe.

Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta.

Sakaq, grupi htimor po vijon punën për zbardhjen e plotë.

“Në vijim të informacionit paraprak, i cili bënte fjalë për një mjet të fundosur në vendin e quajtur “Rezervuari i Çekrezës”, ju informojmë se:

Si rezultat i kërkimeve nga polumbarët e Reneas u bë e mundur nxjerrja nga mjeti i trupave të pajetë të shtetasve E. M., 22 vjeç, dhe F. Gj., 20 vjeçe”, thuhet në njoftimin e policisë

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme