Shkrirja e akullnajave: Nepali do të zhvendosë kampin bazë të Everestit

10:13 | 17 Qershor 2022
Trina Galanxhi

Nepali po përgatitet të zhvendosë kampin e tij bazë në Everest sepse ngrohja globale dhe aktiviteti njerëzor po e bëjnë atë të pasigurt.

Kampi, i përdorur nga deri në 1,500 njerëz në sezonin e ngjitjeve në pranverë, ndodhet në akullnajën Khumbu, e cila është duke u shkrirë me shpejtësi, shkruan BBC, transmeton portal arbresh.info

Një vend i ri do të gjendet në një lartësi më të ulët, ku nuk ka akull gjatë gjithë vitit, thanë autoritetet.

Studiuesit thonë se uji i shkrirë po destabilizon akullnajën dhe alpinistët thonë se të çarat po shfaqen gjithnjë e më shumë në kampin bazë ndërsa ata flenë.

“Tani po përgatitemi për zhvendosjen dhe së shpejti do të fillojmë konsultimet me të gjithë aktorët”, tha për BBC Taranath Adhikari, drejtor i përgjithshëm i departamentit të turizmit të Nepalit.

“Në thelb ka të bëjë me përshtatjen me ndryshimet që po shohim në kampin bazë dhe është bërë thelbësore për qëndrueshmërinë e vetë biznesit të alpinizmit”, shtoi ai.

Kampi aktualisht ndodhet në një lartësi prej 5,364 m, ndërsa kampi i ri do të jetë 200 deri në 400 metra më i ulët, thanë autoritetet.

Planet ndjekin rekomandimet e një komiteti të formuar nga qeveria e Nepalit për të lehtësuar dhe monitoruar alpinizmin në rajonin e Everestit.

Autoritet kanë theksuar se në kamp prodhohen deri në 4 mijë litra urinë në ditë.

Një studim nga studiues nga Universiteti i Leeds në 2018 tregoi se segmenti afër kampit bazë po hollohej me një normë prej 1 milion në vit.

Autoritetet fajësojnë ngrohjen globale, por edhe faktorin njeri për dëmtimet që po i shkaktohen malit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme