Klubi italian, Interi thuhet se ka refuzuar një ofertë të majme me para plus lojtar nga Paris Saint-Germain për mbrojtësin sllovak, Milan Skriniar.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Interi ka refuzuar ofertën fillestare nga Paris Saint-Germain për Milan Skriniar e cila vlente 50 milionë euro.
Paris Saint-Germain gjithashtu dëshironte të përfshinte një lojtar në marrëveshje, por Interi nuk është i interesuar.
Emrat që janë ofruar nga kampioni i Ligue 1 thuhet se janë Julian Draxler apo edhe Thilo Kehrer.
Megjithatë, Interi ka qenë i qartë: 80 milionë euro është çmimi për ekipet që duan sllovakun Skriniar këtë verë.
Bisedimet thuhet se do të vazhdojnë dhe parisienët mund të rrisin ofertën dhe të ofrojnë emra tjerë si pjesë të marrëveshjes.
Në anën tjetër, është raportuar se Skriniar veçse ka arritur marrëveshje personale me PSG-në, ku do të fitonte 7.5 deri në 8 milionë euro në vit. /Telegrafi/
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...