Presidenti i Sllovenisë letër Brukselit, kërkon liberalizim të vizave për Kosovën

23:52 | 16 Qershor 2022
L G

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, përmes një letre dërguar kryetarit të Këshillit Evropian, Charles Michel në Bruksel, ka kërkuar që Kosova të marrë liberalizimin e vizave.

“Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut t’i jepet drita jeshile për fillimin e negociatave në qershor dhe Kosova të marrë liberalizim vizash”, ka shkruar

“Duke pasur parasysh agresionin e Federatës Ruse ndaj Ukrainës dhe efekteve të luftës në sigurinë evropiane, të cilat po shtohen, duhet të potencohet rëndësia e Bashkimit Evropian si një garantues i sigurisë dhe stabilitetit. Ndërsa unë sinqerisht mbështes të gjitha përpjekjet për t’i dhënë Ukrainës dhe Moldavisë statusin e kandidatit, jam gjithnjë e më shumë i shqetësuar për situatën në Ballkanin Perëndimor, të cilit ne vazhdimisht po i shprehim garanci dhe perspektivë evropiane, por rajoni po largohet gjithnjë e më shumë”, ka shkruar kryetari slloven.

Ai shprehet i shqetësuar, veçanërisht për situatën në Bosnje dhe Hercegovinë. Në këtë vend, ka pasojat shumë negative nga procesi shumë i ngadaltë i zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe largimi nga perspektiva evropiane. “Në këto rrethana, nacionalizmi dhe lufta për ndryshimin e kufijve po intensifikohen, të gjitha këto po çojnë në paqëndrueshmëri në rritje që kërcënon sigurinë jo vetëm të BiH dhe fqinjësisë së saj të afërt, por edhe të Bashkimit Evropian”.

“Jam i bindur se është e domosdoshme që Bosnje-Hercegovinës t’i jepet statusi i kandidatit pa kushte. Natyrisht, BiH duhet të plotësojë kushtet, por rendi duhet të jetë i ndryshëm – kështu që së pari statusin e kandidatit dhe më pas plotësimin e kushteve. Sipas mendimit tim, kjo do t’i forconte forcat pro-evropiane në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe dinamikat e përshtatjes së brendshme me normat evropiane”, vazhdon tutje Pahor, shkruan Rtk.

Pohor shkruan se nevojiten hapa konkretë për të përshpejtuar zgjerimin e Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor.

“Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut t’i jepet drita jeshile për fillimin e negociatave në qershor dhe Kosova të marrë liberalizim vizash. Besoj se të dyja kërkojnë vetëm vullnetin politik të shteteve anëtare, si të tre shtetet plotësojnë të gjitha kushtet për të thënë. Dua gjithashtu një proces më të shpejtë negociues me Malin e Zi dhe Serbinë”, thuhet në përfundim të letrës së presidentit slloven, Borut Pahor dërguar kryetarit të kryetarit të Këshillit Evropian, Charles Michel në Bruksel.

 

Të ngjashme