Google ADS

Lajçak: Po përgatis takimin mes Kurtit e Vuçiqit para pushimeve të verës

21:54 | 16 Qershor 2022
L G

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, tha se është në organizim e sipër të një takimin në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq.

Lajçak shtoi se ajo me çka po merren tani është implementimi i marrëveshjeve që janë nënshkruara në të kaluarën, trajtimi i problemeve aktuale dhe formësimi i raporteve në të ardhmen mes Kosovës dhe Serbisë.

“Gjëja e dytë që ne po bëjmë është se po i adresojmë çështjet aktuale, problemet e krijuara siç ishte problemi me targat e që krijoi kriza serioze në shtator. Ne po sigurohemi që gjërat nuk do të dalin jashtë kontrollit dhe nuk do të ketë tensione sepse këto askujt nuk i duhen. Gjëja e tretë dhe më e rëndësishme është që t’u japim formë raporteve në të ardhmen mes Kosovës dhe Serbisë dhe këtë ne e quajmë normalizim. Ka shumë punë, jo aq të dukshme, negociatorët takohen çdo muaj dhe gjithmonë kemi 7, 8, 9 tema në agjendë, kemi disa dokumente në fazë të avancuar të përgatitjes dhe unë po planifikoj të përgatisë takimin e ardhshëm mes presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Kurti në Bruksel së shpejti dhe po punojmë mbi të”, tha Lajçak në Forumin e Prespës për rtv21.

Sipas tij, takimi pritet të realizohet para pushimeve të verës.

“Ambicia ime është para pushimeve të verës.”- tha Lajçak.

Të ngjashme